Politike

Von der Leyen ndan momente nga takimi me Ramën: Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së

Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka nisur nga Shqipëria turneun e saj disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në “X”, ku ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë në kryeministri, von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.

“Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet”, shkruan ajo më tej.

Reagimi i Ursula von der Leyen

Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.

Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë