Politike

Von der Leyen mbërrin në Shqipëri. Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama (foto)

Nga Gazeta ‘Si’- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, ku ka nisur sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen u prit në ambientet e Kryeministrisë, nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Vizita e parë e Von der Leyen do të jetë në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë 23 dhe 24 tetor. Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë