Nga Gazeta ‘Si’- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në deklaratën për media pas arrestimit të ish-bashkëshortit Ilir Meta tha se prej 7 muajsh nuk kanë patur komunikim.
“Komunikimi im me Ilir Metën prej 7 muajsh është zero, me përjashtim të ditës kur më ka ardhur padia e divorcit. Nuk kam komunikim me të. Ai ka objektivat e veta. Masa e arrestit për Ilir Metën është masë që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Gjëra që dyshojnë tek unë, duan të ia vendosin Ilir Metën por nuk ka lidhje”, deklaroi ajo.
Pyetje: Do e vizitoni Ilir Metën?
Jo, edhe sikur dua unë ta vizitoj, nuk pranon ai.
Ka arrestim më të madh se sa ai shpirtëror? Nuk i uroj asnjërit nga ju konfliktin familjar që kam unë. Nuk është midis njerëzve që janë marrë me shkesi, por me interes. Jemi dashur shumë, kemi bërë shumë për njëri-tjetrin, kemi ecur për dore për 33 vite.
Dëshira ime për të luftuar inceneratorët, çoi në faturën e pagimit të një fature shumë të madhe, shkatërrimit të familjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




