Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, ka reaguar pasi ky i fundit ka lënë Policinë e Tiranës dhe është dërguar në Bllokun e Sigurisë. Gjokutaj tha se arrestimi është një vendim tërësisht politik, i dyshes Dumani-Rama që goditën Metën – sipas tij – edhe me ndihmën e ish-bashkëpunëtorëve të Metës.

“Ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore, Kjo ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegim sa herë e kanë pyetur. Këto rrethana kanë 5 vjet. Momenti është politik. Dyshja Rama-Dumani dhe me ndihmën e mashave, ish-bashkëpunëtorët e Metës, kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është krejt i qartë është i vendosur, të përballet me procesin. Rrëmbyen në rrugë ish-kryeministrin, ish-Presidentin”, tha avokati Gjokutaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




