Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi ishte i pari nga radhët e Partisë së Lirisë që ka folur për mediat, pak pasi kreu i kësaj force politike, Ilir Meta u vu në pranga në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”, në kryeqytet.
Blushi e cilëson arrestimin e Metës “një rrëmbim” dhe e akuzon SPAK si një organizatë kriminale.
“Një strukturë kriminale, terroriste që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Kjo është një fatkeqësi dhe tregon edhe njëherë gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai në prononcimin për mediat jashtë selisë së PL.
I pyetur se ku ndodhet në këto momente ish-Presidenti Meta, Blushi tha se nuk ka informacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




