Politike

Arrestimi i Ilir Metës / Berisha: Persekutimi ndaj tij është politik, nuk ka asnjë fakt

Nga Gazeta ‘Si’- Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sali Berisha u shpreh se është një persekutim që po i bëhet Ilir Metës, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.

“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.

Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë