Politike

Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, Erjon Mekaj merr zyrtarisht mandatin e deputetit të PS-së

Nga Gazeta 'Si' - Erjon Mekaj është zyrtarisht deputet i Partisë Socialiste. KQZ i dha mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së Jurgis Çyrbes.

KQZ mori vendimin një ditë pas kryeparlamentarja, Elisa Spiropali shpalli vakancën në Kuvend.

Deputeti Erjon Meka ka qenë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.

Jurgis Çyrbja u dorëhoq nga mandati vetëm pak disa pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë