Politike

Edi Rama do presë në zyrë Fredi Belerin si eurodeputet i Komisionit BE-Shqipëri. Mediat greke: Do jetë takimi i vitit!

Nga Gazeta ‘Si’-  Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë në 29 tetor një vizitë në Tiranë.

Ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali.

Gjithashtu, mediat greke kanë zbuluar se pjesë e këtij delegacioni nga Strasburgu do të jetë edhe eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish kandidati i opozitës në bashkinë e Himarës, i cili u dënua për korrupsion. 

Media greke ToVima e shikon këtë takim si një fitore të diplomacisë greke ku vihet theksi te kushtet e Athinës që rruga e anëtarësimit të Tiranës zyrtare kalon përmes të drejtave të minoritetit grek. 

“Mund të jetë takimi i vitit: Më 29 tetor, në orën 10, Fredi Beleri do të takohet me Edi Ramën në Tiranë. 

Domethënë do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë në cilësinë e deputetit të Komisionit të Parlamentit Europian –me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë. Edi Rama është i detyruar ta presë këtë herë me nder ashtu siç i ka hije një të zgjedhuri të Parlamentit Europian, kur pak muaj më parë deklaroi se për qeverinë shqiptare çështja Beleri është... inekzistente”, shkruan media greke. 

Ajo shkruan më tej se sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.

Menjëherë pas kësaj vijon takimi me Edi Ramën, i cili është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadori i BE-së në Shqipëri në Shtëpinë Europiane, në rrugën Papa Gjon Pali. 

Menjëherë pas saj, do ketë një takim me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe në ditët në vijim diskutime me komisionin e përbashkët BE-Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë