Politike

Akuzat se hodhi benzinë në Kuvend, PS kërkon marrjen e masave disiplinore për Elda Hotin dhe Petrit Dodën

Nga Gazeta 'Si'- Grupi Parlamentar i PS ka bërë kërkesë që të merren masa disiplinore për dy deputetët demokratë, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Kërkesa, ku PS pretendon se dy ligjvënësit e PD-së penguan zhvillimin normal të seancës parlamentare, pritet të depozitohet pranë Sekretariatit të Etikës.

Elda Hoti u hodhi socialistëve një material të lëngshëm gjatë seancës. Ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga Kuvendi duke pretenduar se i kishte rrezikuar jetën deputetëve duke hedhur benzinë.

Spiropali kërkoi që të hetohej nëse “materiali i hedhur ishte benzinë”. Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.

Por, Elda Hoti pretendoi se kishte hedhur aromatizues në shenjë proteste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë