Nga Gazeta 'Si'- Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi mori drejtimin e Komisionit Hetimor në Shëndetësi dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje.
Gjithashtu Grupi i PD-së ka kallëzuar edhe sekretarin e Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe punonjës të Gardës.
Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin të datës 8 Tetor, ku drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Ndreca, ndërsa kryetarja Albana Vokshi nuk ishte e pranishme në sallë.
I thirrur për t’u marrë në pyetje në seancën dëgjimore ishte Arben Gjata. Kujtojmë që Plarent Ndreca ka qenë avokat i dëshmitarit Arben Gjata për çështjen e “Sterilizimit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.