Politike

Votimi elektronik në 2025-ën, KQZ letër partive politike: I mundur vetëm në Elbasan dhe Durrës

Nga Gazeta 'Si'-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka propozuar partive politike që votimi elektronik të bëhet në qarqet Elbasan dhe Durrës.

Në letrën e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve thuhet se votimi elektronik nuk mund të kryehet në 5 qarqe, ashtu siç ishte diskutuar më parë me partitë politike.

Celibashi shprehet se KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim të partive politike në lidhje me këtë propozim, duke i ftuar që ta percjellin atë pranë KQZ, jo më vonë se data 19 Tetor 2024.

“Periudha nga sot deri në 20 prill 2024 që është data e parë e mundshme e zhvillimit të zgjedhjeve në fjalë apo deri në datën 1 Maj që është data e fundit e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elemtentëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij votimi në këtë numër qarqesh”, thuhet në letrën e KQZ-së.

Pse këto dy qarqe?

Në Elbasan kjo formë votimi është mundësuar edhe në zgjedhjet e 14 majit ndërsa në Durrës KQZ e propozon për shkak të lehtësive logjistike dhe njerëzore që ky qark ofron krahasuar me të tjerët.

Në letrën e KQZ theksohet se ky lloj votimi kërkon një numër të madh njerëzish në terren dhe praktika e identifikimit elektronik në Durrës, në përgjithësi rekrutimi i personalit të posaçëm për këto zgjedhje, është më i lehtë se në qarqet e tjera të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë