Kryetari i PD, Sali Berisha foli sot për atë që ai e quajti “mungesë të ligjit dhe të drejtësisë në vend e për më keq akoma, vënies së tyre në shërbim të Kryeministrit dhe klanit të tij”.
Me fjalët “Vjedhje, krime, amnisti” e ka përmbledhur situatën e krimit në vend kreu i opozitës.
“Çdo ditë mediat publikojnë të dhëna për vjedhje të dhjetëra, të qindra, por edhe miliarda eurove nga nga Edi Rama, nga klani afër tij, nga qeveritarët, nga shtëpitë e mafias.
Çdo ditë organizata kriminale e kryesuar nga Altin Dumani që quhet SKAPI i partisë, amniston këta bastardë, këta kriminelë që tallen në mënyrën më cinike me shqiptarët.
Nga njëra anë, amnistojnë Edi Ramën, Erion Velinë, Lubi Ballukun, Engjëll Agaçi. Nga ana tjetër, Nga ana tjetër për të mashtruar shqiptarët lëshojnë mandate kallpe.
Nga 110 mandate arresti, 93 ia mbathin sepse njoftohen para se të firmosen! Kurrë nuk ka pasur Shqipëria një institucion më famëzi, më kriminal se SKAPI i Partisë”, shkruan Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.