Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi akuzoi nga protesta e radhës mbajtur para Bashkisë së Tiranës se drejtorët e 5D aktualisht në burg i kanë blerë një apartament Gramoz Ruçit rreth 454 mijë eruro
“...Gramor Ruçi, e patë dosjen e Apelit të Posaçëm, a e patë që ‘5D’ kishte blerë gjysëm milionë euro, një apartament të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë 454 mijë euro i kishin blere apartamentin. Ndërkohe që edhe të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm që ka shitur këtë apartament, komunisti i fundit Gramoz Ruçi ka vazhduar të jetojë në apartamentin e tij, sepse sigurisht ky ishte pastrim parash.
Sepse nuk ka qytetar shqiptar që nuk e di, SPAK nuk e di, por mediat nuk guxojnë të bëjnë një rresht, përveç mediave opozitare dy tv dhe dy tre portaleve nuk e keni këtë lajm në as edhe një media, sepse janë mediat që paguhen me paratë e inceneratorit të Tiranës...”, tha Këlliçi në protestën një orëshe zhvilluar para Bashkisë së Tiranës ku çdo javë kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.