Bota

SHBA zbulon komplotin e një 46-vjeçari nga Pakistani për të vrarë Donald Trump

Gazeta Si – Një pakistanez 46-vjeçar, Asif Merchant, u arrestua më 12 korrik në Teksas, SHBA, teksa po përgatitej të largohej nga vendi pasi kishte planifikuar vrasjen e politikanëve apo zyrtarëve amerikanë, përfshirë ish-presidentin Donald Trump.

Kështu bën të ditur gazeta amerikane “Politico”, sipas së cilës personi, aktualisht në paraburgim në SHBA, akuzohet nga prokurorët se ka tentuar të punësojë një vrasës me pagesë për të realizuar planet e tij.

Sipas zyrtarëve anonimë të cituar nga gazeta amerikane, çështja nuk lidhet me atentatin, të cilit Trump i shpëtoi prë mrekulli më 13 korrik, gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani.

Komploti i dështuar do ta kishte origjinën më tepër nga një përpjekje e supozuar e Iranit për t’u hakmarrë për vdekjen e gjeneralit Soleimani, i vrarë nga forcat amerikane në Bagdad në vitin 2020 përmes një sulmi të synuar dhe të autorizuar nga ish-presidenti i asaj kohe, Trump.

Një pjesë e dokumentacionit procedural në lidhje me çështjen, u zbulua dje dhe nuk përmban shprehimisht emrin e ish-presidentit amerikan.

Sipas një burimi anonim policor, të cituar nga “Politico”, megjithatë, hetuesit kanë përgjime të Merchant, në të cilat Trump përmendet disa herë si një objektiv i mundshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë