Politike

Zgjedhjet në Himarë mbaruan, PBDNJ po i konteston sërish me emrin e Belerit  

Zgjedhjet në bashkinë e Himarës mbaruan. Nga Greqia nuk pati reagim zyrtar. Fredi Beleri e njohu Vangjel Tavon kur i kërkoi të ngrinte një shkollë minoritare.  48 orë më vonë, PBDNJ njoftoi se kishte depozituar një ankesë në KAS ndaj vendimit të KQZ-së kur i hoqi mandatin Fredi Belerit.

Vangjel Dule dhe vetë Fredi Beleri pretendojnë se ankesa është depozituar para zgjedhjeve, por në KAS ajo është protokolluar pas zgjedhjeve. Ajo që duket  çuditshëm është se në KAS është protokolluar dy herë dukshëm pas zgjedhjeve

 “Skandali i zgjedhjeve në Himarë shkon përtej manipulimeve dhe vjedhjeve të zakonshme. Ky skandal ka kapërcyer tashme kufijtë e ligjit dhe ka përdhosur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor”, shkruan Fredi Beleri. Në mbledhjen kur u hoq mandati i Fredi Belerit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi në fund se Fredi Beleri kishte te drejtë ta ankimonte vendimin në KAS brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit nga KQZ

 Cila është kërkesa e Fredi Belerit?

“Kundërshtimin e vendimit nr. 69, datë 05.07.2024 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga Subjekti Zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 Maj 2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë