Gazeta Si – Një pjesë e një hoteli në Kroev, një qytet gjerman në brigjet e lumit Moselle, u shemb pak pas orës 23:00 të së martës, duke vrarë të paktën dy persona, ndërsa e të tjerë rezultuan të zhdukur nën rrënoja.
Megjithatë, pesë persona arritën të dilnin në kohë, ndërsa katër të tjerë, mes të cilëve një fëmijë 2 vjeç, u nxorën nga ekipet e shpëtimit pas disa orësh.
Në total, 14 persona ishin të pranishëm në strukturë në momentin e shembjes. Djali 2-vjeçar i nxjerrë nga rrënojat duket se ishte zgjuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu shpëtuan një burrë dhe një e re, të cilët duhet të ishin prindërit e fëmijës, dhe një burrë i moshuar.
Autoritetet evakuuan gjithashtu rreth 30 persona nga zona që rrethon menjëherë strukturën. Nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shembjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




