Politike

Petro Gjikuria si 4598/00

Nga Gazeta Si - 4598/00 është numri identifikues i  Qendrës së Votimit në Hore Vranisht i Bashkisë Himarë.

Ai përbëhet nga 7 anëtarë tre nga opozita, tre nga pozita dhe sekretari. Ata emërohen vetëm ditën e zgjedhjeve.

Qendra e votimit të dielën e 4 gushtit priti plot 337 votues. Në fund të ditës, 330 votuan për Vangjel Tavon dhe vetëm 7 për Petraq Gjikurinë.

Për kandidatin e ‘shpresës’ nuk votuan në bllok as familjarët e komisionerëve.

Petraq Gjikuria ishte në avantazh në 8 qendra nga 18 në Himarë. Vetëm në 1 nga 12 të tilla në Lukovë.  Në Hore Vranisht më keq akoma.  

Kjo sa i përket organizimit të strukturave dhe njerëzve në bazë.  

Për Petraq Gjikurinë apo Petro Gjikurinë nuk pamë asnjë njoftim  të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Prezantim zyrtar jo.  

Takimi përmbyllës jo e jo.

Vetëm njoftime të përcjella në grupin e përbashkët të gazetarëve në whatsapp që ndjekin zhvillimet në PD. Edhe ato me fokus deklaratat e zyrtarëve te PD.  

Nuk pati të deleguar deputetë gjatë fushatës së shkurtër nga qarku i Vlorës në Himarë. Bujar Leskaj ishte thjesht mbështetës.    

Fushata u drejtua nga Flamur Noka ish-deputet i Kukësit dhe Agron Gjekmarkaj deputet i Lezhës.

Krah tyre kryetarja e degës së PD-së Himarë që mbahet mend për deklaratën se askush se kish pyetur për kandidatin që do fushatonte.

Pas saj në tavolinën e takimeve vinte...  Petro Gjikuria

Nuk pati asnjë kërkesë zyrtare prej PD-së drejtuar KQZ-së për të lejuar votimin e atyre që u kish skaduar karta e identitetit. Janë 6157 të tillë. Po aq ishin edhe zgjedhjet e 2023. Fenomeni dihej.

Nuk pati asnjë deklarate zyrtare nga selia blu një ditë pas zgjedhjeve për Himarën.

Për atë foli vetëm Berisha nga ballkoni në ‘arrest shtëpie’ me tezën e asaj që vetë PD-ja  nuk kish bërë;

”Të drejtat dhe liria nuk fitohen kurrë me fjalë”.

Petro Gjikuria theu heshtjen përmes do fjalive të shkruara të hënën pasdite se, "beteja për Himarën vazhdon"?!

Nga burgu, Fredi Beleri njohu zgjedhjet dhe kërkoi ngritjen e një shkolle minoritare.

Vangjel Tavo ndërkohë ka filluar pushimet... Ftesa e tij për Gjikurinë mbetet e hapur. Ndoshta më realistja ndaj tij në këtë fushatë...  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë