Nga Gazeta ‘SI’ – Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat pas përfundimit të procesit të votimit duke u shprehur i bindur për fitore.
I pyetur nëse do ta pranojë ftesën e Tavos, për të qenë nënkryetar në rast se kandidati socialist fiton zgjedhjet, Gjikuria u shpreh se nëse rivali socialistë do të punojë për të është mirëpritur, pasi ai është fituese.
“Unë do të jem fitues, Tavo po desh të punojë për mua është i mirëpritur” tha kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai shtoi se administrata shtetërore kishte zbarkuar në Himarë dhe ka kryer presione, por theksoi se himariotët nuk e ulin kokën dhe e kanë dhënë verdiktin e tyre në kutitë e votimit, duke u shprehur optimist për fitore.
Gjikuria falënderoi himariotët për besimin, partitë opozitare dhe stafin e tij, për mbështetjen dhe punën e bërë gjatë fushatës së shkurtër.
“Dua të falenderoj të gjithë himariotët që më mbështetën në këtë fushatë të shkurtër, ishte fushate e qetë dhe e sinqertë. I falenderoj që panë në fytyrën time një njeri që mund të bënte diçka për Himarën.Falenderoj partitë opozitare dhe stafin tim, për besimin” u shpreh Gjikuria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




