Politike

‘Kathimerini’: Ankesa për blerje votash në Himarë. Omonoia: Provat do të shkojnë në gjykatë!

Mediat greke raportojnë për tentativa blerje votash në Himarë, para e të niste procesi zgjedhor për kryetarin  ri të Bashkisë atje.

“Kathimerini”, shkruan se “po shtohen ankesat për blerje votash nga zyrtarët e krahut të majtë”.

Duke ju referuar një deklarate të lëshuar nga “ Omonoia” një ditë para procesit zgjedhor, “Kathimerini” raporton për përfshirjen e një deputeti dhe drejtues të partive vendore në përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se provat nuk do të publikohen, por do të depozitohen drejtpërdrejt në gjykatë.

Në një foto të publikuar nga “Himara.gr”, sipas raportimeve, në krah të automjeteve shtetërore, jashtë zyrës së zgjedhjeve të kandidatit të mbështetur nga qeveria shqiptare për bashkinë, shihen zyrtarë të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, sipas faqes “Himara.gr”, në Himarë mbeten zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, mes të cilëve ish-komandanti i shërbimeve sekrete të vendit dhe një zyrtar aktual i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

Më herët edhe eurodeputeti Fredi Beleri, pati deklaruar se e gjithë makineria e qeverisë Rama ndodhet në Himarë, për të ndikuar mbi zgjedhësit atje. Duke folur për ERT nga burgjet e Fierit të premten, Beleri denoncoi metodat dhe presionet e ushtruara nga autoritetet shqiptare ndaj zgjedhësve që kërkojnë respektimin e shtetit ligjor dhe vullnetit të popullit.

Asnjë votë nuk duhet të shkojë dëm”, theksoi ai duke kërkuar mbështetjen e kandidatit mërgimtar në zgjedhjet e përsëritura në Himarrë

Edhe kërkesën e tij për lirim nga burgu, Beleri e lidh me përpjekjet e autoriteteve shqiptare për ta mbajtur atë larg Himarës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë