Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një komunikimi për mediat u pyet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës dhe zgjedhjet në Himarë.
Lidhur me vendimin e Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga kryeministri Edi Rama.
Po pse? Sipas tij, qëndrimet e saj Gjykata Kushtetuese duhet të ishin të prera dhe të qarta me kohë.
“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është e kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë” tha Meta.
Sa për zgjedhjet në Himarë, Meta tha se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca po synon të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.
“Gjithçka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin e shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur. Në lidhje me bashkinë e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD” tha Meta, duke lënë pezull qëndrimin nëse do të marrin pjesë ne zgjedhjet e Himarës apo jo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.