Gazeta Si – Për të arritur deri ditën e sulmit të dhunshëm, autorët e dyshuar e kanë ndjekur prej disa kohësh avokatin Sokol Mëngjesi, deri sa në 29 maj kanë përmbushur misionin e tyre.
Por ndërsa Dorian Alia, 32-vjeçari që u vetëdorëzua dje pas sulmit të avokatit, ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, Dritan Nano, i dyshuar si porositës i dhunës nga policia, i ka mohuar ato.
Para policisë, Alia ai ka treguar të gjithë skemën e se si e kanë planifikuar e deri tek dhuna ndaj avokatit. Ai ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi.
LEXO EDHE:
Video / Grushte dhe goditje në kokë, dalin pamjet e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi
I pyetur për mënyrën e organizimit të dhunës, Alia është shprehur se e kanë ndjekur prej disa ditësh avokatin. Autorët kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin për koordinimin e sulmit.
Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqte dorë nga gjyqi që avokati kishte hapur.
Rezulton se ai është personi që ka goditur me grusht i pari Sokol Mëngjesin dhe me pas kanë qëlluar të tjerët.
Ndërkohë nga ana tjetër Dritan Nano, ka shkuar në polici me iniciativë të tij, mohon akuzat e policisë se është ai personi që ka organizuar grupin e djemve për të goditur avokatin.
Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci deklaroi dje se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë.
Ndërkohë, burime nga spitali bëjnë me dije se avokati Sokol Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autorët e sulmit janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç, Elton Kasaj 33 vjeç.
Policia ka ushtruar kontrolle në zonën e Alliasit shkollës së bashkuar me qëllim lokalizimin e personave në kërkim. Për kapjen e tyre, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion për çdo informacion 20 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.