Ngjarje

Sot protesta kombëtare e thirrur nga PD dhe studentët

Mbahet sot protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe studentët, në vijim të tubimeve të ditëve të fundit në Tiranë.

Studentët kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa në mbështetje të tyre do të jetë edhe Partia Demokratike.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare, në mbështetje të protestës studentore.

Në tubimet e mëparshme janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë