Trend

‘Të gjithë sytë në Rafah’… Slogani që ka pushtuar rrjetin

Nga Gazeta ‘Si’ - Ndërsa trupat izraelite vazhdojnë përparimin e tyre në një ofensivë tokësore në qytetin shumë të populluar të Rafahut në Rripin e Gazës, një fushatë me sloganin "Të gjithë sytë në Rafah" është bërë trend veçanërisht në Europën Perëndimore, Australi dhe Indi.

Slogani duket se ka ardhur nga një koment i Rick Peeperkorn, drejtor i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Territoret e Pushtuara Palestineze, i cili në shkurt tha "Të gjithë sytë janë në Rafah" disa ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi krijimin e një plani evakuimi për qytetin përpara sulmeve të planifikuara për të eliminuar ato që ai pretendon se janë bastionet e fundit të mbetura të grupit militant Hamas.

“Të gjithë sytë në Rafah”: Çfarë përshkruan imazhi

Fushata, e udhëhequr nga aktivistë dhe grupe humanitare, synon të tërheqë vëmendjen në qytetin jugor të Rripit të Gazës, ku njerëzit janë detyruar të jetojnë në kampe të ngushta refugjatësh pa ndihmë humanitare.

Imazhi që po shpërndahet gjerësisht në Instagram tregon tendat në një kamp të rregulluar për të formuar fjalët “All Eyes on Rafah” (Të gjithë sytë janë në Rafah) duke u kërkuar njerëzve që të mos mbyllin sytë ndaj situatës në qytetin më jugor të Gazës, ku rreth 1.5 milion njerëz kanë kërkuar strehim pasi ikën nga bombardimet izraelite.

A është imazhi i vërtetë?

Imazhi mund të jetë një nga fotot e para të aktivizmit viral të krijuar nga inteligjenca artificiale. Sipas Marc Oëen Jones, i cili studion dezinformatat, imazhi “duket” sikur është krijuar nga AI.

Fotoja nuk duket shumë reale. Hijet e çuditshme dhe kampi i tendës që është në mënyrë të panatyrshme simetrike janë disa nga shenjat se është një imazh i krijuar nga AI.

Si u përhap imazhi

Grupet mbështetëse si Save the Children, Oxfam, Americans for Justice in Palestine Action, Jewish Voice for Peace dhe Fushata e Solidaritetit të Palestinës kanë miratuar gjithashtu sloganin. Në mediat sociale, hashtagu #AllEyesOnRafah ka mbledhur mbi 1.95.000 postime me miliona shikime. Ishte gjithashtu trend në Instagram të martën, me gati 1.00.000 postime shtesë në platformë. 

Videot më të njohura në TikTok kanë ardhur nga këngëtari palestinez pop-amerikan Zach Matari, postimet e të cilit me sloganin kanë grumbulluar miliona shikime këtë muaj, dhe një numër krijuesish të tjerë pro-palestinezë, duke përfshirë Lubna Alhilo, Liz Kuhn dhe Reema Bassoumi për disa nga videot më të njohura.

@zachmatari

all eyes on rafah!

♬ original sound - ZachMatari

Izraeli është përballur me zemërim ndërkombëtar që kur një sulm i së dielës që kishte në shënjestër një kompleks të Hamasit përfundoi duke vrarë dhjetëra njerëz në Rafah, përfshirë civilë. Netanyahu tha të hënën se vdekjet e civilëve ishin një "aksident tragjik", por sulmet vazhduan të martën, raportoi The New York Times . 21 persona të tjerë thuhet se u vranë pas një sulmi ajror në një "zonë humanitare" në perëndim të Rafahut, raportoi AFP , megjithëse ushtria izraelite ka mohuar përfshirjen.

Mundësia e viktimave masive në Rafah është shfaqur për muaj të tërë ndërsa Izraeli po shtyn të

Udhëheqësit në mbarë botën, përfshirë presidentin Joe Biden, kanë kritikuar Izraelin për ndjekjen e sulmeve në Rafah për shkak të më shumë se 1 milion civilëve që jetojnë aktualisht atje. Biden muajin e kaluar i tha CNN se ndërsa Shtetet e Bashkuara do të furnizonin Izraelin me armë mbrojtëse, "ne nuk do të furnizojmë armët dhe predhat e artilerisë së përdorur" për një sulm në Rafah.

Gjykata Ndërkombëtare Penale konfirmoi javën e kaluar se po kërkon urdhër-arreste si për Hamasin ashtu edhe për zyrtarët izraelitë – duke përfshirë Netanyahun – për krime të dyshuara lufte, por gjykata nuk ka asnjë mënyrë për të zbatuar urdhërarrest e saj edhe pasi ato të jenë lëshuar.

Burimi: Forbes/ Përshtati: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë