Kosova

Serbia mohon arrestimin e 5 policëve: Kurti po mashtron ndërkombëtarët

Nga Gazeta ‘Si’ - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, tha sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po mashtron bashkësinë ndërkombëtare se janë arrestuar pesë policë nga Kosova.

Sipas tij Kurti është fajtor për çdo tension në Kosovë.

“Gënjeshtari së bashku me pasardhësin e tij Xhelal Sveçla po përhapin gënjeshtra se pesë persona nga Kosova dhe Metohia janë arrestuar. Krimineli i korruptuar Kurti le të mos mashtrojë ndërkombëtarët dhe mbarë publikun sepse të pavërtetat e tij janë aq transparente saqë çdo inteligjent e ka të qartë se ato janë ekskluzivisht produkt i urrejtjes ndaj serbëve në Republikën e Kosovës dhe presidentit Aleksandar Vuçiç”, deklaroi ai ndërsa shtoi se sipas tij Kurti është krimineli më i madh në Ballkanin Perëndimor.

“Fillimisht i vuri zjarrin Kosovës dhe Metohisë me politikën e tij destruktive dhe të dhunshme, ndërsa tani dëshiron t'i vërë flakën Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe gjithë rajonit me politikën e tij shovinist”, shtoi ai.

Në mesin e të ndaluarve në kufi nga Serbia ditën e djeshme ishin edhe disa zyrtarë policorë. Autoritetet thanë se ata janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviçit, zv-drejtori i policisë së Kosovës, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë