Futboll

Diant Ramaj drejt Anglisë, portieri shqiptar i Ajaksit ndiqet nga Çelsi dhe M.Junajtid

Gazeta Si – Edhe pse Ajaksi nuk po zhvillon një kampionat pozitiv, potieri shqiptar i ekipit të madh holandez ka arritur të bjerë në sy me paraqitjet e tij dhe të vihet në shënjestër të klubeve të Premier Ligës.

Bëhet fjalë për Diant Ramajn, 22-vjeçarin e lindur në Shtutgart, që po ndiqet me interes nga Mançester Junajtid dhe Çelsi. Në merkaton e verës Ramaj pritet të lërë Ajaksin për t’u transferuar në kampionatin anglez, ndërsa emri i skuadrës mbetet për t’u parë.

Portierit të talentuar i ka dalë emri te Kosova, pasi ai e ka edhe nështetësinë kosovare, siç kanë pohuar drejtues të saj kohët e fundit. Po ashtu, ai mund të jetë një nga ata lojtarë që po ndiqen edhe nga Shqipëria, por vetë portieri Ramaj duket se preferon Gjermaninë dhe po pret ftesën e saj.

Diant Ramaj u transferua këtë sezon nga Eintraht Frankfurt tek Ajaksi, ku pjesë e operacionit ishte edhe një menaxher shqiptar. Portieri po paraqitet vërtet mirë dhe ofertat nuk mungojnë që tani, pa u mbyllur sezoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë