Futboll

Ashpërsohet beteja, FIFA akuzon UEFA: Dezinformon kundër Gianni Infantinos

Vijon beteja e ashpër mes dy organizmave më të fuqishëm të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dërguar në gjykatën e Florida një letër ku akuzon UEFA se ka orkestruar një fushatë dezinformimi në lidhje me projektin që më pas u braktis përfundimisht të Gianni Infantinos për të pranuar kapitale private.

Në letrën e saj FIFA i kërkon drejtësisë amerikane që të refuzojë kërkesën e UEFA për të pasur akses te dokumentat  që kanë të bëjnë me projektin e presidentit të saj.

Sipas FIFA, UEFA kërkon të ndikojë te zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në qeverinë e futbollit botëror.

“Pa pasur asnjë bazë, UEFA pretendon se Infantino kërkoi të përfitonte personalisht nga ai propozim”, theksohet ndër të tjerat te letra e FIFA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë