Gazeta Si - Denis Bajri (Brajoviç), autori i dyshuar i vrasjes së Gjin Ndoj Boriçit në Shkodër më 9 gusht 2020 në Shkodër, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Boriçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Metamorfoza”, pasi u vu nën akuzën e SPAK për vrasje.
Policia e Shtetit njofton se kishte siguruar infromacion se 36-vjeçari fshihej në Emiratet e Bashkuara.
Pas shkëmbimit të këtij informacioni me partnerët nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, është bërë i mundur lokalizimi dhe vënia në pranga me qëlim ekstradimin në Shqipëri të Denis Brajoviç, 36-vjeçarit nga Shkodra. Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e Bajroviç në Shqipëri.
Sipas dosjes hetimore të SPAK-ut, Ervis Martinaj ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Gjin (Borici) Ndoj duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhjet e tij.
Në këmbim të vrasjes së Gjin Ndojit, Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliut. Nuk dihet shkaku se pse Martinaj e donte të vrarë Gjin Ndojin.
Pas vrasjes së Gjin Ndojit alias Gjin Boriçi në 2020, autorët e dyshuar që porositën vrasjen, Pëllumb Gjoka, Ervis Martinaj, Edmond Preka dhe Behar Bajri i shkuan edhe në varrim.
Gjin Ndoji alias Gjin Boriçi u ekzekutua me armë zjarri në Gusht të 2020-s, në Shkejzë të Vaut të Dejës.
Ndoji u gjet i pajetë gjatë orëve të mëngjesit, në rrugë, pranë makinës së tij të marrë me qira. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohej se ishte përdorur nga autorët e krimit.
Në atë kohë, pista kryesore e ngritur nga autoritetet ishte ajo e hakmarrjes. 27-vjeçari ishte person me precedentë penale. Ai jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.