Menaxhim

Në kushtet e duopolit, Konkurrenca i kërkon AKEP të rregullojë tregun e telefonisë celulare

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP, të rregullojë tregun e telefonisë celulare.

Sipas Konkurrencës ndryshimet strukturore të tregut kanë nevojë për një analizë që tregon dhe masat e nevojshme për ta rregulluar atë.

Në të njëjtin njoftim, AK i thotë AKEP  që për përcaktimin e tarifave të terminimit të implementojë metodologjinë e vendeve të BE duke patur si qëllim parësor çmime të orientuara drejt kostos.

Ndryshimet strukturore që përmend Konkurrenca lidhen me kthimin e tregut të telefonisë në një duopol, me vetëm dy operatorë tashmë. Për vetë AKEP, kjo situatë shtron rreziqe për rritjen e çmimeve për shërbimet që ofrojnë, duke reduktuar përfitimet e konsumatorit.

Pak javë më parë, AKEP gjobiti me 10 milionë lekë kompaninë One Albania për abuzime dhe parregullsi me afatet dhe shërbimin ndaj klientëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë