Politike

Të martën GJKKO vendos për arrestimin, Berisha uron më herët: Gëzuar Vitin e ri se pastaj do kem obligime te tjera  

Sali Berisha nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do të pranojë vendimin e GJKKO-së të martën që me gjasë do të pranojë kërkesën e SPAK për vendosjen e masës arrest shtëpie ndaj tij.

“Avoketërit janë ata që do të më këshillojnë mua. Çdo qëndrim i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit”, tha ai.

Megjithatë, Sali Berisha la të kuptojë se gjerat do të ndryshojnë pas asaj dite kur uroi median për Vitin e Ri..

“Të bëjmë nga një urim së bashku për Vitin e Ri se pastaj do të kem obligime të tjera”, tha ai, duke qeshur me gazetarët.

Më herët Berisha është shprehur se i gjithë procesi ndaj tij është ilegjitim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë