Politike

10 minutat e fundit të Sali Berishës në Kuvend

Në 33 vite karrierë, Sali Berisha e mbylli të ardhmen e tij politike me Kuvendin pas një votimi në vetëm tre minuta.

75 deputetë të mazhorancës votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Berisha nuk kishte skenar të dytë.

I lodhur, nën peshën e aksioneve të ngjashme dhe pa entuziazëm, ai iu drejtua në fillim të seancës ndjekësve të tij në Facebook, me një fjalë të shkurtër (ndoshta të fundit) në Kuvend.

Nga sot, SPAK i ka duart e lira për t’i kërkuar GJKKO-së arrestimin e tij. 

Noka me tymuese

Flamur Noka ndezi flakadanët dhe përmbysi karriget. Ai mori përsipër gjithë rrëmujën dymujore në Kuvend e për pasojë edhe sanksionet ndaj tij, që tani, me ndryshim rregulloreje, shkojnë deri në dy muaj përjashtim.

Berisha tha se arrestimi nuk do e mposhtë atë dhe opozitën duke e konsideruar procesin politik. Më pas, ai heshti.

“Z.Berisha doni të merrni fjalën? Konfirmoj që z.Berisha është në sallë. Deputeti Berisha nuk dëshiron të marrë fjalën”, tha shkurt Lindita Nikolla në sallën e seancave plenare të së enjtes ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama.

Rama në seancë pak para votimit

Berisha qëndronte përballë tij. Rama nga karrigia e kryeministrit, Berisha poshtë në sallë. Ata i ndante një gardh gardistësh.

Nuk ishte kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha, i cili përmes Enkelejd Alibeajt depozitoi raportin për arrestimin e Berishës.

Ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë, atë të cilin Berisha e mbajti kryetar partie për 10 vjet, por që sot i rezulton "lider i thyer" iu përvodh votimit. Bashkë me Bashën edhe deputetët që e mbështetin.

Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur flakadanët

Sot në pikën e tij më të ulët politike, me dosjen hetimore bërë shulak ndaj tij, Sali Berishës i kishte mbetur në krah Gazment Bardhi, njeriu që deri muaj më parë i ishte hakërryer më shumë, por sot aspiron t’i zërë vendin dhe dy deputetet Albana Vokshi dhe Ina Zhupa.

Berishën e priste jashtë, diku në turmën e njerëzve të thirrur nga ai, edhe e bija Argita Malltezi.

Argita Malltezi, vajza e Berishës në protestë para Parlamentit
Pas votimit dhe pas protestës duke shkuar në seli pa imunitet

Të tjerët pastaj rreth tij kundronin filmin e paralajmëruar.

Seanca u mbyll pas 10 minutash fillim.

Rama voton për arrestimin e Berishës

Erjon Braçe me maskë duke votuar heqjen e imunitetit të Berishës

Berisha doli jashtë me vetsigurinë zymtane për t’iu drejtuar rrugës, aty ku ai e filloi 33 vjet me parë. Por sot në rrethana dhe kohë krejt të ndryshme.  / N.P


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë