Politike

Berisha mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar

Nga Gazeta 'Si'-Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar ditën e shtunë(23 dhjetor).

Mbledhja do të mbahet në orën 12:00, ndërsa të ftuar do të jenë edhe deputetët e Gazment Bardhit dhe ai vetë.

Po ashtu mësohet se sa i përket riorganizimit të partisë u vendos krijimi i 4 rajoneve, që do të drejtohen nga 4 koordinatorë.

Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë tha se: “Na duhet një ripërshtatje e shpejtë. Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë të atyre që guxojnë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë