Trend

Shpallet ngjyra e vitit 2024

Çdo dhjetor, ekspertët e Pantone-s analizojnë se cila do të jetë ngjyra më popullore e vitit! Ngjyra e vitit 2024 është ngjyra “peach fuzz”, ose nuancë e pjeshkës.

Përmes një postimi në Instagram, Pantone na prezantoi ngjyrën e vitit, duke shkruar: “Ju prezantojmë ngjyrën e vitit 2024: Pantone 13-1023 Peach Fuzz. Një nuancë e ngrohtë dhe komode që nxjerr në pah dëshirën tonë për bashkimin me të tjerët dhe ndjenjat që kjo ngjyrë krijon. Pantone 13-1023 Peach Fuzz paraqet një qasje të re drejt butësisë. Tejet sensuale, Pantone 13-1023, Peach Fuzz është një nuancë pjeshke që sjell një ndjesi butësie dhe komunikon një mesazh përkujdesjeje dhe bashkimi, komuniteti dhe bashkëpunimi”.

Më tej, thuhet se kjo ngjyrë është një dhuratë për shqisat, duke krijuar një marrëdhënie simbiotike mes shqisës së shijes, shikimit, prekjes dhe aromës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë