Drejtësia

Vrasja e babë e bir në 2012-ën, Gjykata e Apelit dënon me burg përjetë Ardjan Çapjen

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me burg përjetë të dhënë nga Shkalla e Parë për Ardian Çapjen dhe nipin e tij Florenc Çapja, si organizator dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit, në vitin 2012 në Elbasan.

Burg të përjetshëm do të vuajë sipas Apelit, edhe Olsi Leku, i konsideruar nga SPAK si ekzekutor fizik i babë e bir në apartamentin e tyre.

Për dy bashkëpunëtorët e tjerë, Klajdi Dokoli dhe Etjen Canin, u la në fuqi dënimi me nga 25 vjet burgim. Edhe pse SPAK kërkoi një dënim më të ulët, treshja e Apelit gjithashtu vlerësoi të lërë të pandryshuar edhe dënimin me 16 vjet burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhin, i cili ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes.

SPAK thotë se motiv për ngjarjen ishte hakmarrja për vrasjen e vëllait të Ardian Çapjas në vitin 2005.

Ishte bashkëpunimi i Ervis Bardhit në vitin 2019 që çoi më pas në zbardhjen e ngjarjes, ku mbeti i vrarë Nezir e Gentian Beqiri brenda apartamentit të tyre, teksa ky u fundit ishte në arrest shtëpie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë