Gazeta Si – Nga Franca vjen një lajm i bujshëm: Ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin, ka akuzuar hapur sulmuesin Karim Benzema se ka lidhje me një organizatë terroriste myslimane.
"Zoti Karim Benzema ka lidhje, siç e dimë të gjithë, me ‘Vëllezërit Myslimanë’", - ka thënë Darmanin në një intervistë të fundit për ‘CNews’.
Dy ditë më parë, ish-sulmuesi i Real Madridit, që tani luan në Arabi, mbajti qëndrim në mbështetje të popullit palestinez: "Të gjitha lutjet tona janë për banorët e Gazas, sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta, që nuk kursejnë as gratë dhe as fëmijët", - shkruante Benzema në rrjetet sociale.
Deklarata e fundit e ministrit Darmanin është shoqëruar me shumë polemika dhe qëndrime të ndryshme në Francë dhe jo vetëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.