Futboll

Ministri i brendshëm francez akuzon Benzema: Ka lidhje me një organizatë terroriste

Gazeta Si – Nga Franca vjen një lajm i bujshëm: Ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin, ka akuzuar hapur sulmuesin Karim Benzema se ka lidhje me një organizatë terroriste myslimane.

"Zoti Karim Benzema ka lidhje, siç e dimë të gjithë, me ‘Vëllezërit Myslimanë’", - ka thënë Darmanin në një intervistë të fundit për ‘CNews’.

Karim Benzema dhe ministri Gerald Darmanin. Gazeta Si, 18 tetor 2023

Dy ditë më parë, ish-sulmuesi i Real Madridit, që tani luan në Arabi, mbajti qëndrim në mbështetje të popullit palestinez: "Të gjitha lutjet tona janë për banorët e Gazas, sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta, që nuk kursejnë as gratë dhe as fëmijët", - shkruante Benzema në rrjetet sociale.

Deklarata e fundit e ministrit Darmanin është shoqëruar me shumë polemika dhe qëndrime të ndryshme në Francë dhe jo vetëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë