Njerez

Det, dimër i butë (dhe pak taksa). Pensionistët italianë dhe jeta e ëmbël në Durrës: Nuk jemi penduar

Moti i ngrohtë dhe kostot e ulëta përtej Adriatikut, kanë bërë për vete me mijëra italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar të qetë dhe pranë detit. Vitet e fundit, komuniteti i tyre është dyfishuar. “Nuk i shohim fëmijët? Është plot me fluturime ‘low cost’”

Gazeta Si – Pushimet mbaruan, ishin vërtet të bukura – plazhe tërheqëse, shezlongë për 5 euro në ditë, bare të vogla me staf anglisht-folës, fatura të printuara, parkim falas si dhe wi-fi, zona për fëmijë – por tani mjafton dhe italianët e dashur, a do të kthehen sërish në Shqipëri vitin e ardhshëm?

Përkundrazi: ata do të qëndrojnë në Shqipëri, sepse pensionistët italianë kalojnë në anën tjetër të Adriatikut për të jetuar.

Aty ku dikur shtrihej një pyll i madh me pisha, në zonën e Plepave, buzë detit të Durrësit, një orë larg kryeqytetit Tiranë, ka ndërtesa banimi të marra me qira ose të blera nga shtatëdhjetë vjeçarë nga rajonet e Piemontes, Lombardisë dhe Venetos.

Në fakt, bëhet fjalë për një “eksod” njerëzish të përfshirë drejpërdrejt, jo të varfër apo fatkeq që qëndrojnë në Shqipëri.

“Kemi qenë sipërmarrës, tregtarë, komandantë të ‘Alitalia’-s, menaxherë bankash, drejtues kompanish”. Ata kanë pensione të mira, për të cilat nuk duan të taksohen në Itali, duke shijuar ekzistencën e tyre.

Bregdeti i Durrësit

Shpenzime të ulëta

Carmine Iampietro, 73 vjeç, ish-pronar i një punishteje mekanike motoçikletash në Novara, është në fakt kreu i komunitetit italian.

Ai mbërriti vite  më parë së bashku me gruan e tij shqiptare dhe hapi rrugën. Ka luftuar, lufton dhe do të luftojë: sfida tjetër është të marrë sigurimin shëndetësor për njerëzit që përfaqëson.

Ndoshta vetëm ky element mungon. Në fund të fundit, në Shqipëri nuk paguhet taksa për pensionet, e njëjta gjë vlen edhe për apartamentet – qofshin ato një apo dhjetë -, nuk ka taksë për makinën, shpenzimet e bashkëpronësisë nuk i kalojnë mesatarisht 100 euro në vit, një muaj, përfshirë faturat e energjisë elektrike, ujit, internetit dhe celularëve – gazi nuk përdoret në shtëpi – kërkon 90 euro.

Pastaj, varet nga vendndodhja, por me 300 euro mund të marrësh me qira një banesë të mirë dhe duke filluar nga 800 euro një metër katror, mund të blihet një shtëpi.

Carmine, kreu i Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri ose “Apia”, – thotë: “Mund t’i lëmë dyert e shtëpisë hapur, pasi nuk hyn asnjë i huaj. Asnjë grabitje, vjedhje, me pak fjalë, asnjë krim i vogël; ne jemi të qetë dhe të mbrojtur, kemi sigurinë për të lëvizur lirshëm, paqësisht. Në Itali i ëndërron këto gjëra, qoftë qytet apo provincë”.

Epo, ka pak për të shkuar, aq më tepër për një të moshuar dhe nuk ka problem nëse kundërshtohet që trafikantët shqiptarë të drogës kanë pasur një ecuri të frikshme, pasi janë mjeshtrat e trafikut në botë që gjenerojnë të ardhura të riinvestuara në resorte dhe ristorante.

Më shumë se një raport hetimor e ka përcaktuar Shqipërinë si një “narko-shtet”, – shkruan në reportazhin e saj gazeta “Corriere della Sera”.

Por pak rëndësi ka, qytetarit i intereson vetëm siguria e perceptuar. Domethënë nuk të vjedhin portofolin në rrugë, duke të shtyrë në asfalt.

Dhe pa dallimet e nevojshme dhe të dukshme, reflektimet ndikohen edhe nga mungesa pothuajse absolute e emigrimit të pakontrolluar, herë-herë klandestin, duke qenë se Shqipëria nuk është destinacion.

Megjithatë, “pa folur për të djathtën apo të majtën, nëse nuk zbaton ligjin, e paguan. Aty ku është krimi, është edhe dënimi. Pikë”.

Prioritarë janë venetët

Në të vërtetë, edhe Tirana e re dhe e gjallë, pavarësisht se thith një milion banorë (një e treta e popullsisë kombëtare) me trafikun e zakonshëm djallëzor që nuk zbutet nga përhapja e biçikletave dhe skuterëve, duket pa rreziqe.

Nuk janë statistika, por dy netët e kaluara, duke shëtitur e kanë konfirmuar, madje nëpër rrugica, vajzat dhe gratë ecin të qeta, nuk ka kurrë një gjest shqetësimi për “hijet” e panjohura që shfaqen papritur.

Të vetmet sirena janë ato të ambulancave dhe nëse dikush i vjedh një çantë një kalimtari, ata përreth të hidhen e të ndalojnë: “Në Itali, ndalojnë dhe të filmojnë me cellular për ngjarje tëë tilla, ndërsa këtu të ndihmojnë menjëherë, ka shumë solidaritet, sens qytetar”.

Në të vërtetë, ka vrasje edhe në Shqipëri, duke larë hesapet me njëri-tjetrin, hakmarrje; tema që, nëse ka ndonjë gjë, i interesojnë një kriminologu, jo për të moshuarit.

Në këtë drejtim, në vitin 2022 ishin 1.700 italianë të regjistruar në regjistrin e rezidentëve jashtë shtetit, “Aire”.

Këtë vit janë tashmë 4 mijë; Carmine merr të paktën tre telefonata çdo ditë nga bashkatdhetarë që kërkojnë sqarime në lidhje me avantazhet e një transferimi dhe përgatitjen e nisjes së tyre dhe ai, Carmine, përmend edhe marrëveshjet me një klinikë private që sjell mjekë me pagesë nga Veneto për vizita specialistike.

Mjekësia shqiptare, thonë miqtë nga Tirana, ishte tashmë në një nivel të lartë: listat e pritjes janë të kufizuara, shpesh nuk ka nevojë të rezervohet, shkon dhe  kontrollohesh menjëherë dhe jo të presësh tetë muaj.

Është e drejtë të theksohet se pensionistët Italianë i shohin pak si VIP-at: rroga mesatare e shqiptarëve është rreth 500 euro (korrupsioni është endemik), ndërsa ata kalojnë mirë…

Është një lojë rolesh, dhe të moshuarit, kanë avantazhet e tyre. Për shembull, nuk ka nevojë të emigrohet në Itali për të punuar si kujdestare dhe shtëpiake, puna është këtu.

E njëjta gjë vlen edhe për fizioterapistët, diabetologët, infermierët, urologët, edhe pse të rinjtë shqiptarë që diplomohen në Itali, largohen sa më shpejt në Gjermani ose në Evropën Veriore.

“Unë dhe macja”

Jemi një vend i vdekur që nuk i lënë të qetë ata që kanë punuar shumë”, – këmbëngulin italianët e Shqipërisë.

“Ju jeni një vend i vdekur që nuk i shpërblen meritat”, – këmbëngulin shqiptarët, që shpesh kanë kaluar periudha të gjata në Itali, gjatë bisedave mes tyre në shoqëri të njëri-tjetrit.

Midis Adriatikut nga njëra anë dhe maleve të larta nga ana tjetër, ajri është i mirë; Në Plepa, uji i detit ende është i ngrohtë, por për këtë arsye temperaturat nuk janë asnjëherë ekstreme as në dhjetor.

Sigurisht, distanca fizike nga vendi, distanca nga fëmijët dhe nipërit, nuk është e lehtë për italianët e Shqipërisë.

Ose ndoshta jo. Për të mbushur këtë boshllëk, janë fluturimet me kosto të ulët të kompanive ajrore, që kanë  zgjedhur të investojnë në të ardhmen e Shqipërisë, e cila nga ana e saj është Europë, por jashtë BE-së: nëse do të hyjë ndonjëherë në Europë, nuk do të ndodhë brenda 10 viteve, por shqiptarëve nuk u intereson shumë.

Ata kanë frikë se mos bien në një qark fatkeq, ku do të mashtrohen e do të pësojnë goditje. Pra, është në rregull kështu? Për pensionistët, po dhe me bollëk. Për shembull Gabriella Mondoni, thotë.

“Unë jam e ve, jam 76 vjeçe, kam lindur në Lago Maggiore, kam qenë sekretare, kujdestare e fëmijëve, kuzhiniere. Isha dhe jam shumë e mërzitur akoma me Italinë. Kështu, që një mëngjes mora patericat e mia, karrocën me rrota, valixhet, macen dhe mbërrita në Durrës. Vuaj nga probleme serioze me kockat, më duhej një vend me det dhe diell, në qetësi, me kosto të ulët mjekësore: vizitat nuk i kalojnë 30 euro. Unë luftoj për të ecur, por nëse vuaj nga pagjumësia nuk më intereson, dal dhe mbërrij ngadalë në det, pozicionohem dhe pushoj. E qetë. Dhe unë shijoj momentet e kënaqësisë”.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë