Politike

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Tiranë: Temat që do të diskutohen

Katër delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit do të mblidhen nesër në Tiranë, në takimin e Ministrave të Jashtëm, i cili i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet po në Tiranë më 16 tetor 2023. Takimi do të drejtohet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.

Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, homologia gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Temat që do të diskutohet në takim:

– Forcimi i dimensionit rajonal;

– Nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE;

– Përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale;

– Përfarimi me Tregun Unik të BE-së;

– Ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në Samitin e vjetshëm në Berlin;

– Zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë;

– Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i Integrimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë