Gazeta Si – Një ndërhyrje e policisë si në filmat me aksion, është finalizuar me arrestimin e një 30-vjeçari në Korçë.
Dy punonjës të policisë, janë futur me vinç nga ballkoni për të arrestuar brenda në shtëpinë e tij Samuel Pengun, pasi akuzohet se orët e para të kësaj të mërkure i vuri flakën një makine.
Në momentin e ndërhyrjes, policia thotë se i riu bëri rezistencë, megjithatë në fund, siç shihet edhe në pamje, dy efektivët e nxorën të prangosur nga dera e shtëpisë.
Pengu rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.