Rend dhe Ligj

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi / Goditet grupi kriminal në Fier, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Nga Gazeta ‘SI’ – 30 kilogramë kanabis dhe gjysëm kilogramë kokainë (e dyshuar) janë sekuestruar në Fier mëngjesin e sotëm, në kuadër të operacionit “Vakumi”.

Dy persona kanë rënë në pranga nga ky operacion, P. Sh, 43 vjeç dhe O.M, 71 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran. Ndërkohë është shpallur në kërkim E. M. 41 vjec.

Sipas drejtuesit të policisë së Fierit, Lorenc Panganika, qëllimi ishte trafikimi i kësaj sasie droge në Greqi nga grupi kriminal.

 “Në këtë aspekt, vetëm gjatë javëve të fundit, strukturat e DVP Fierit ne bashkepunim dhe nen drejtimin e Prokurorise kane finalizuar operacione si megaoperacionin Misteri dhe 2 faza të operacionit Sinjali, si rezultat i të cilave u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe sekuestruar 8100 euro. Këto aksione të Policisë, të cilat parandaluan një ngjarje kriminale dhe zbardhën vjedhje, vunë në pranga 3 shtetas, shpallën në kërkim 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë 2 të tjerë”, tregoi kreu i policisë Fier, Panganika.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë