Ministria e Mbrojtjes njoftoi se efektivët shqiptarë kanë përfunduar me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive.
“Ekipi, i përbërë nga punonjës të specializuar të emergjencave civile dhe bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhua në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve në Greqi dhe tashmë kthehet në atdhe me vetëdijen e detyrës të plotësuar si dhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmën e popullit mik grek në kohë të vështira”, thuhet në një postim të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.
Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar duke u shprehur se efektivët dhe strukturat e mbrojtjes civile shqiptare u kthen në atdhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik.
“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive. Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




