Moti

Vranësira dhe shira të përkohshëm

Orët e paradites mbeten me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore. Pas mesditës, ka zhvillim të vranësirave në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm, megjithëse vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, reshje priten lokalisht në ektremin Jugor dhe zonat Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit u rritën në mëngjes, por mbetën kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era fryn mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë