Bota

Reshje të shumta shiu në Turqi dhe Greqi. Gjendje e jashtëzakonshme në Bullgari

Nga Gazeta ‘Si’ - Veriperëndimi i Turqisë është përfshirë nga shira të rrëmbyer, me ekipet e emergjencave në gatishmëri prej 24 orësh, bashkë me ushtrinë. Dhjetëra fshatra janë mbuluar tashmë nga uji dhe balta, teksa helikopterët po shpëtojnë qytetarët nga çatitë e shtëpive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, 2 viktima janë regjistruar deri tani ndërsa 4 tjerë janë raportuar të zhdukur. Situatë e vështirë edhe në Stamboll.

Ndërkohë i nxehti përvëlues u ka lënë vendin shirave këtë fillim shtatori edhe në Greqi, ku rrugët e bizneset janë përmbytur që prej të martës pasdite. Stuhia e pagëzuar “Daniel”, goditi perëndimin dhe qendrën e Greqisë, që prej të hënës, me mijëra thirrje për ndihmë.

Ndërkohë 2 viktima janë regjistruar edhe në Bullgari. Imazhet flasin për tokë e rrugë të përmbytura, bashkë me to, edhe shtëpi private e katet e para të pallateve. Gjendja e emergjencës është shpallur nga Sofja zyrtare, teksa dhjetëra familje janë evakuuar. Ne disa zona, ka rënë shi sa 420% më shumë se norma mujore në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë