Ngjarje

OKB: Vera e 2023, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

Toka ka përjetuar verën më të nxehtë në histori, me temperatura rekord të regjistruara në Hemisferën Veriore. Gushti i këtij viti ka qenë më i nxehti në histori, duke mbyllur një sezon të temperaturave brutale dhe vdekjeprurëse, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Muaji i kaluar nuk ishte vetëm gushti më i nxehtë që shkencëtarët kanë regjistruar deri më tani me pajisjet moderne. Po ashtu, ai ishte muaji i dytë më i nxehtë i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, pas korrikut të vitit 2023, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë dhe shërbimi evropian për klimën, Copernicus.

Gushti ishte për rreth 1.5 gradë Celsius sesa mesatarja e periudhës para-industriale, që është një kufi i nxehtësisë që bota po tenton që mos ta tejkalojë.

Oqeanet e botës – që përbëjnë mbi 70 për qind të sipërfaqes së Tokës – u përballën me temperaturat më të larta ndonjëherë, pothuajse 21 gradë Celsius. Këto temperatura vazhduan për tre muaj rresht.

“Përkeqësimi i situatës klimatike ka filluar”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Deri më tani, viti 2023 ka qenë viti i dytë më i nxehtë në histori, pas vitit 2016, tha Copernicus.

Shkencëtarët ua lënë fajin ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes djegies së qymyrit, përdorimit të naftës dhe gazit natyror, por edhe fenomenit natyror El Ninjo, që është duke ngrohur pjesë të Oqeanit Paqësor, gjë që më pas shkakton ndryshime të klimës në mbarë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë