Gazeta Si – Policia kufitare në Durrës e Rinas, ka goditur 2 tentativa për të futur para të padeklaruara në Shqipëri.
Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fluksi 2”, në autobusin e linjës Durrës-Bari janë gjetur dhe sekuestruar 82.550 euro, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas nga Elbasani.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në PKK, konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Ndërkohë, rasti i dytë është konstatuar në Rinas, ku pas një kontrolli në çantën e shpinës të një 28-vjeçari nga Burreli, u gjetën 12.820 paund, të padeklaruara, të cilat u sekuestruan nga policia.
Sakqq, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



