Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Ministri Balla ka kërkuar nga Shkodra të merren të gjitha masat që i takojnë Policisë, për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella, nga kultivimi i lëndëve narkotike.
Gjithashtu ai theksoi se strukturat e Policisë duhet të kenë vëmendje më të shtuar edhe ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.
“Na duhet vëmendje e shtuar ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në qendrat urbane e ato turistike. Nuk duhet të ketë asnjë tolerim”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




