Vende dhe Udhetime

Meksika është vendi më i mirë për të jetuar emigrantët

Duke pyetur mbi 12.000 emigrantë, Internation ka krijuar një renditje të 53 vendeve më të mira për të jetuar për emigrantët në të gjithë botën.

Raporti “Expat Insider 2023” analizoi 53 destinacione të emigrantëve në mbarë botën dhe i renditi ato sipas cilësisë së jetës. Emigrantëve u kërkua të vlerësonin lehtësinë e vendosjes, punës jashtë vendit dhe aktiviteteve të kohës së lirë në vendin ku ata jetonin. Renditja përfshin gjithashtu një indeks Expat Essentials, i cili shikon shërbimet dixhitale, burokracinë, strehimin dhe gjuhën. Këtë vit, dy vende europiane hynë në dhjetëshen e parë.

Meksika u votua si vendi më i mirë për të jetuar. Emigrantët që jetojnë në Meksikë e vlerësojnë shumë se sa e lehtë është të vendosesh atje, si dhe miqësinë e vendasve dhe lehtësinë e ndërtimit të komunitetit tënd.

Punonjësit ndërkombëtarë në Meksikë thonë se është e lehtë të përshtatesh me kulturën e vendit dhe jetesa e përballueshme e bën të lehtë emigrimin në Meksikë.

Spanja u votua si vendi më i mirë në Europë dhe i dyti në botë për emigrantët në vitin 2023. Që nga sondazhi i parë i InterNations në 2014, Spanja është renditur gjithmonë në dhjetëshen e parë për cilësinë e jetës.

Portugalia ishte në vendin e dhjetë, i vetmi vend tjetër europian i përfshirë në dhjetëshen e parë për vitin 2023. Lehtësia e vendosjes është një nga pikat kryesore për emigrantët në Portugali. Mbi tre të katërtat ndihen si në shtëpi dhe mbi 80 % ndihen të mirëpritur në vend. Shumica e të anketuarve raportojnë gjithashtu se popullsia është përgjithësisht miqësore me banorët e huaj.

Duke u kthyer në 10-shen e fundit, Malta vjen në vendin e 46-të nga 53. Një nga problemet më të mëdha për emigrantët është cilësia e jetës, me 32% të pakënaqur për mundësitë që nuk u ofrohen. Mbi 60 % shprehën zhgënjimin me infrastrukturën e vendit. Një tjetër pikë e ulët është mjedisi dhe klima e Maltës.

Turqia vjen në vendin e 51-të në renditjen e përgjithshme. Pak më pak se një e treta e emigrantëve janë të pakënaqur me orët e tyre të punës, rreth dyfishi i mesatares globale. Të huajt nuk ndihen shumë mirë për sigurinë e tyre në punë ose mundësitë e tyre për karrierë.

Norvegjia renditet në vendin e 52-të në përgjithësi. Më shumë se tre në pesë emigrantë e vlerësojnë koston lokale të jetesës negativisht dhe 37% thonë se të ardhurat e tyre të nuk janë të mjaftueshme për të bërë një jetë komode.

Këtu janë 10 vendet më të mira për emigrantët:

-Meksikë

-Spanjë

-Panama

-Malajzi

-Taiwan

-Tailandë

-Kosta Rika

-Filipine

-Bahrein

-Portugali


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë