Gazeta Si - Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për videon e publikuar në rrjet të safet Gjicit, i cili duket teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë së Kukësit.
“Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por, skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak”, shkruan Bardhi.
Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, dha më herët dorëheqjen nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Menjëherë më pas dhe Qeveria njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kishte regjistruar ndërkohë një procedim penal ndaj Gjicit.
Kryebashkiaku i Kukësit, njoftoi më pas, përmes një postimi në Facebook, dorëheqjen si “një detyrim minimal” ndërsa kërkoi ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”.
Më vonë, qeveria, në përfundim të mbledhjes së saj, njoftoi përmes ministres së Financave, se kishte vendosur shkarkimin e Gjicit nga detyra, pavarësisht njoftimit të këtij të fundit për dorëheqje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.