Qeveria ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të bashkisë Safet Gjicin i cili u filmua në zyrën e shtetit duke kryer marrëdhënie seksuale.
“Morëm vendimin për shkarkim të menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit!” tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Kryetari i Bashkisë Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.
Video më shumë se 2 minutashe e filmuar këtë muaj u shpërnda me shpejtësinë e erës në rrjetet sociale dhe me pas në disa media të përditshme
Në orën 13:00 SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve kryesisht ndaj kryebashkiakut 51-vjeçar që mori mandatin e dytë më 14 maj 2023. Më pas ishte vetë Safet Gjici i cili njoftoi se dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bashkisë duke pranuar se kishte kryer marrëdhënie intime (madje në zyrën e tij të punës), por kontradiktor ku nënvizonte ndër radhë pas se ishte treguar mendjelehte dhe se kishte rënë pre e një kurthi nga kundërshtarët e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.