Rend dhe Ligj

Ekstradohet nga Franca Redi Dizdari, ishte dënuar me 5 vjet burg për shpërndarje narkotikësh

Gazeta Si – Redi Dizdari është ekstraduar nga Franca. Ai ishte dënuar me 5 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike në afërsi të shkollave.

Pas bashkëpunimit me Interpol Paris, 43-vjeçari është kapur në Francë dhe është ekstraduar në vendin tonë. Për Dizdarin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 5 vjet burg.

Në 2014-ën, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, Policia ka sekuestruar 106 doza kanabis sativa. Më pas, nga hetimet u zbulua se këto doza i kishte Redi Dizdari, i cili donte t’ua shiste nxënësve të shkollave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë