Rend dhe Ligj

Ryshfet kundrejt vendit të punës në Drejtorinë e Burgjeve, arrestohen dy zyrtarë

Gazeta Si – Dy zyrtarë janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet në këmbim të vendit të punës te Drejtopria e Burgjeve.

SPAK njofton se ndaj, Agron Ballës dhe Klodian Gjecit, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi ekzistojnë dyshime se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërkuar dhe marrë përfitime në shuma monetare me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas SPAK, shumat monetare janë kërkuar dhe marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një personi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Dy të dyshuarit, akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë Durrës kanë ekzekutuar ditën e djeshme masat e sigurimit për zyrtarët e sipërpërmendur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë